September 10, 2025
1 min read

”My hero”, ”Faleminderit që ekziston”, i akuzuari për mbi 125 mijë euro dëme ndaj shtetit i referohej Kurtit me ”Babo”

I akuzuari për dëme ndaj shtetit me vlerë prej mbi 125 mijë euro, vetëm pak javë më parë, ishte emëruar nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti, drejtor në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

E duket se kjo pozitë, Hysen Muzliukajt, i erdhi si shpërblim mbi mbështetjen të cilën ia kishte dhënë gjatë gjithë fushatës së kaluar zgjedhore parlamentare, madje duke e quajtur, të parin e Vetëvendosjes edhe hero të tij.

Me këtë vlerësim të tij, po pajtohej edhe i akuzuari tjetër i pandehur për veprën penale keqpërdorim të autoritetit zyrtar, kryeshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, ku useri i tij figuron hapur tek qëndrimet ndaj Albin Kurtit.

Duke qenë figurë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje, i njëjti shfaqte hapur edhe vlerësime të tjera drejt kreut të VV-së, madje duke iu referuar me shumë përulësi me epitetin ”Babo, faleminderit që ekziston” dhe ”Po i prejna të dielën krejt deri në rrënjë”.

Madje tutje ai glorifikonte Albin Kurtin me një diskurs ku përjashtonte çdo debat demokratik duke përdorur komente me tone arrogante ndaj kundërshtarëve politikë.

”Calmate – Baba ju kallxon vendin përherë dhe përgjithmonë”, shprehej ai në një status.

Kujtojmë se i emëruari i qeverisë në detyrë, Hysen Muzliukaj, në pozitën e drejtorit, sipas aktakuzës, bashkë me kryeshefin e Ibër-Lepencit, Faruk Mujkën, më 25 prill 2021, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës pronë.

Kjo duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Latest from Blog

Go toTop