January 26, 2026
1 min read

Policia ndalon një person në Dushkajë të Pejës, i sekuestrohet një pushkë gjuetie

Policia ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë takuar të dyshuarin kosovar i cili kishte shtënë me pushkë gjahu.

I dyshuari është ndaluar nga policia dhe nga i njëjti është sekuestruar një pushkë e gjuetisë me leje për gjueti si dhe 16 fishekë.

Po ashtu, sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja.

“Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Latest from Blog

Go toTop