January 26, 2026
1 min read

Curva Sud zbulon kuptimin e super paraqitjes në ndeshjen Roma – Milan

Para fishkëllimës së parë të sfidës Roma–Milan në “Olimpico”, Curva Sud ka dhuruar një skenografi prekëse në kujtim të Antonio De Falchi, tifozit verdhekuq që humbi jetën jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza” më 4 qershor 1989.

Në tribunën jugore u shpalos një banderolë gjigante që paraqiste vizatimin e De Falchi-t teksa nxjerr kokën nga dritarja e një treni.

Në mes të skenografisë binte në sy data “4 qershor 1989”, simbol i një plage ende të hapur për tifozërinë romane, ndërsa kore të shumta shoqëruan momentin.

Atmosfera u plotësua edhe nga kartonë shumëngjyrësh që formuan shkrimin “Imperituro memoria”, një shprehje latine që do të thotë “në kujtim të përjetshëm”.

Latest from Blog

Go toTop