Përkundër milionave të panumëruara të shpenzuara verën e kaluar, Liverpool nuk po kalon momente të mira në Premier League, dhe kërkon përforcime.
Nicolo Schira raporton se Liverpooli është afër nënshkrimit të Adam Wharton, mesfushorit mbrojtës 21-vjeçar, vlera e të cilit vlerësohet nga Transfermarkt në 60 milionë euro.
Sipas Schirës, Wharton tashmë ka rënë dakord të bashkohet me Reds. Ai ka 21 paraqitje në ligë dhe dy asiste këtë sezon.
Lojërat e mira i kanë sjellë tashmë tre ndeshje për ekipin senior të Anglisë.