Como ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën për transferimin e talentit Andres Cuenca. Sipas Sky Sport, palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet kryesore, ndërsa mbetet të përcaktohet vetëm formula përfundimtare e operacionit.
Opsionet në tryezë janë huazimi me detyrim blerjeje ose transferimi i menjëhershëm në formë definitive. Cuenca, i lindur në vitin 2007 dhe produkt i akademisë së Barcelonës, shihet si një profil me potencial të madh për të ardhmen.
Plani i Comos parashikon që pas transferimit nga Barcelona, lojtari të dërgohet në huazim te Sporting Gijon, me qëllim rritjen dhe grumbullimin e minutave në futbollin profesionist.
Operacioni konfirmon strategjinë e klubit italian për të investuar te të rinjtë me perspektivë, duke ndërtuar një projekt afatmesëm dhe afatgjatë.
Zyrtarizimi pritet sapo të mbyllen vlerësimet e fundit mbi formulën e transferimit.