Kompanitë transportuese serbe kanë bllokuar Merdaren dhe pika të tjera kufitare në shenjë proteste ndaj rregullave të reja të BE-së.
Bllokimi do të zgjasë deri sa rregulli të ndryshohet ose të ketë takim me zyrtarët evropianë. Qarkullimi do të lejohet vetëm për disa mallra esenciale. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina i janë bashkuar protestës, duke lënë vetëm pikat me Shqipërinë të hapura për transportin e mallrave.
Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëron vonesa, kosto shtesë dhe rrezik për ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit.