January 28, 2026
1 min read

Chelsea gati 75 milionë euro për talentin francez

Chelsea ka marrë avantazh në garën për Jeremy Jacquet, mbrojtësin qendror 20-vjeçar të Stade Rennes, duke përgatitur një ofertë që mund të arrijë deri në 75 milionë euro.

Talenti francez ka tërhequr interesimin edhe të Bayern Munich e Liverpool, por londinezët aktualisht janë më të favorizuar.

Jacquet shihet si një investim afatgjatë për përforcimin e mbrojtjes së Chelseat, ndërsa Rennes nuk pritet ta lejojë largimin e tij pa një ofertë shumë të lartë. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e një prej mbrojtësve më premtues në Evropë.

Latest from Blog

Go toTop