January 28, 2026
1 min read

Lamtumira e fundit për mjekun e luftës, çanta e ilaçet ruhen në spital 

Flamuri kombëtar iu dorëzua familjes së Milaim Avdiut, mjekut të luftës, ndërsa ushtarët e lirisë mbajtën fotografinë e tij, në lamtumirën e fundit që iu dha sot.

Gjatë luftës 1998-99, Avdiu kujdesej për shëndetin e ushtarëve të UÇK-së në pikën e Rances, në zonën operative të Nerodimes.

Çanta dhe ilaçet që përdorte atëherë ruhen ende në spitalin e Ferizajt, ku shërbeu si internist për mbi një dekadë, duke lënë kujtime të mira te kolegët dhe pacientët.

Paraprakisht është mbajtur edhe një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Latest from Blog

Go toTop