October 19, 2026
1 min read

Qeveria miraton shpërblimin prej 2,500 eurosh për policët e angazhuar në protesta

Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e shpërblimeve financiare për pjesëtarët e Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri, të cilat kanë hyrë në ditën e shtatë.

Sipas vendimit, gjithsej 2,750 efektivë policie do të përfitojnë nga 2,500 euro secili, si vlerësim për angazhimin e tyre gjatë përballjes me situatën e tensionuar të krijuar nga protestat.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar këtë vendim në një takim me pjesëtarët e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ku vlerësoi angazhimin dhe qëndrueshmërinë e tyre gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytetin shqiptar janë shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe incidente që kanë shkaktuar dëme në institucione dhe hapësira publike.

Latest from Blog

Go toTop