January 29, 2026
1 min read

Dumfries në “radar” të Barcelonës

Barcelona ka rifilluar interesimin për mbrojtësin e djathtë të Interit, Denzel Dumfries.

Sipas mediave spanjolle, holandezi është një nga dëshirat kryesore të trajnerit Hansi Flick për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Klubi katalanas kërkon një profil më fizik dhe ofensiv, ndërsa Dumfries vlerësohet për forcën, shpejtësinë dhe përvojën. Negociatat pritet të intensifikohen gjatë verës, edhe pse Interi nuk dëshiron që holandezi të largohet.

Latest from Blog

Go toTop