September 11, 2025
1 min read

Lëndohet një person nga vetaksidenti në Vranidoll

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.

Rasti u konfirmua nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi ajo.

Latest from Blog

Go toTop