Ndeshja Milan-Como, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A, do të rikuperohet në mes të muajit shkurt.
Sipas konfirmimeve të fundit, takimi do të zhvillohet më 17 ose 18 shkurt 2026 në stadiumin “San Siro” në Milano.
Prej kohësh ishte e qartë se sfida do të shtyhej ose në datën 17-18 shkurt, ose në atë 24-25 shkurt, por angazhimet e Interit në playoff-et e Ligës së Kampionëve kanë ndikuar në vendimin final. Zikaltërit do të luajnë ndeshjen e kthimit në Champions më 24 ose 25 shkurt, ndaj Serie A ka zgjedhur javën paraardhëse për ndeshjen Milan-Como.
Kështu, përballja mes kuqezinjve të drejtuar nga Allegri dhe ekipit të Fabregas do të luhet në mesjavë, me “San Siron” që pritet të jetë sërish skenë e një ndeshjeje të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.