Drejtoria e Policisë në Prizren, konkretisht njësia e Antidrogës ka zbarkuar sot në Suharekë.
Qëllimi i këtij aksioni është kapja e personave të dyshuar që merren me shitblerjen e narkotikëve, e po ashtu edhe gjetjen e sasive të narkotikëve.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të arrestuar, apo cila është sasia dhe lloji i drogës së kapur.
Aksioni është në zhvillim e sipër.