January 29, 2026
1 min read

Serbi tentoi të arratisej, kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtësisë, përfundon në QKUK

Një i dyshuar ka tentuar të ikë nga Pallati i Drejtësisë, duke kërcyer nga kati i dytë i Gjykatës.

Personi që tentoi të arratisej është Millosh Mlladenoviq, i cili për pasojë është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Redaksia ka tentuar të marrë informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Mlladenoviq, disa ditë më parë, bashkë me një të dyshuar tjetër, siç është raportuar në media, ka hyrë në oborrin e një familjeje në fshatin Sharban të komunës së Prishtinës, ku dyshohet se kanë marrë dy qen të gjuetisë, duke i shkaktuar kësaj familjeje dëme.

Latest from Blog

Go toTop