Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Arllat të Drenasit.
Policia njofton se deri te rasti erdhi pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve, ku dyshohet se dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Bëhet e ditur se nga njëri prej tyre, policia ka konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.