Një mashkull kosovar është shoqëruar nga policia në Lipjan, nën dyshimin për bashkëjetesë jashtëmartesore me një vajzë nën moshën 16-vjeçare, çka përbën vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.
Megjithatë pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, ato janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.
”Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të palët janë liruar në procedurë të rregullt”.