Një persona ka raportuar në polici vjedhjen e kamionit të tij me targa vendore në rrugën “Papa Klementi” në Pejë rreth orës 22:00 të së mërkurës.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Kamioni është kthyer tek pronari.