January 30, 2026
1 min read

Play-off i Champions League, shorti rezervon duele interesante

Shorti për raundin play-off të UEFA Champions League u zhvillua sot në Nyon, Zvicër. Në këtë fazë garojnë skuadrat që përfunduan nga vendi i 9-të deri në 24-të në fazën e ligës, ndërsa fituesit do të kualifikohen në 16-shet për të u bashkuar me tetë ekipet më të mira direkt të kualifikuara.

Kështu janë përballjet e shortit për play-off:

– Atalanta – Borussia Dortmund

– Bayer Leverkusen – Olympiacos

– Juventus – Galatasaray

– Atletico Madrid – Club Brugge

– Newcastle – Qarabağ

– Real Madrid – Benfica

– Inter – Bodø/Glimt

– Paris Saint-Germain – AS Monaco

Ndeshjet luhen në dy etapa: • Ndeshjet e para: 17 dhe 18 shkurt 2026 •

Ndeshjet e kthimit : 24 dhe 25 shkurt 2026. Fituesit e këtyre çifteve do të hyjnë në rrethin e 16-s së Champions League, ku do të ndeshen me klubet që siguruan vendet e para në fazën e ligës.

Latest from Blog

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një
Go toTop