Një i moshuar është hasur i shtrirë në tokë, sonte në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Dyshohet se i moshuari u godit nga një veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe ato të ndihmës mjekësore.
Stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit, që raportohet të ketë humbur ndjenjat.
Me të arritur, policia nisi hetimet dhe sigurimin e perimetrit të incidentit.