January 30, 2026
1 min read

Paralajmërimi për rritjen e tatimit në pronë deri në 200%, Rafuna: Barrë e papërballueshme 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka komentuar ligjin për tatimin në pronë, i cili pritet të rritet deri në 200%.

Ani pse është shtyrë ky afat deri më 31 mars, kurse për pagesën e këstit të parë deri më 30 qershor,në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rafuna tha se nëse merret ky vendim, barra për qytetarët dhe bizneset kosovare do të jetë e papërballueshme.

“Unë besoj shumë që me ligjin e buxhetit kjo do të shtyhet prapë, nuk besoj se do të ketë një rritje të tatimit në pronë për shkak se kjo do të ishte një vendim shumë i rëndë, goditje shumë e rëndë, jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe për bizneset. Mos të harrojmë se për bizneset fatura shkon edhe më e lartë. Do të ishte ballë e papërballueshme për bizneset tona, por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Rafuna.

Latest from Blog

Go toTop