Emri i Kosovës u përmend në dosjen Epstein, dosje kjo që u publikua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Sipas një emaili të publikuar, presidentja e Kosovës, në vitin 2012 thuhet se kishte takuar takim me Epstein.
Mirëpo, një gjë të tillë, e ka mohuar këshilltarja e Jahjagës, Bleona Hajdari.
Në një prononcim për Demantim News, ajo tha se Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar takim me Epstein.
“Në një email të palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kerkesa për takim në emër të tij apo të saj.Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet. Kërkojmë që ky sqarim të jepet në të gjitha mediat meqenese Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar takim me Epstein” tha ajo në përgjigjen e dërguar me e-mail.