February 2, 2026
1 min read

ATK-ja paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar të gjithë personat që ende zhvillojnë aktivitet të paregjistruar që të veprojnë menjëherë dhe të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), përpara se të identifikohen nga inspektorët tatimorë.

Nga ATK-ja theksojnë se gjatë inspektimeve, nëse evidentohen aktivitete të paregjistruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi do të merren masa pa përjashtim, përfshirë regjistrimin e detyrueshëm të aktivitetit, pajisjen me numër fiskal, si edhe aplikimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore të parapara.

Sipas ATK-së, regjistrimi vullnetar shmang penalitetet dhe ndihmon në krijimin e një konkurrence të drejtë në treg.

“Po ashtu, ATK-ja kërkon nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, pasi mospërditësimi i informatave përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale dhe në ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop