February 2, 2026
1 min read

LVV-ja diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i certifikimit të rezultatit dhe konstituimi i institucioneve të reja, thuhet të kenë qenë temë diskutimi në mbledhjen e parë që është zhvilluar për këtë vit me drejtuesit e të gjitha qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, aty ku i pranishëm ka qenë edhe lideri i partisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja”, thotë LVV-ja.

Ndërkaq, thonë se vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra.

“Lëvizja vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të republikës”, thuhet në njoftimin e LVV-së për këtë takim.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop