February 2, 2026
1 min read

Real Madrid refuzon dy oferta për Huijsen

Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madrid ka pranuar dy oferta zyrtare prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e ri Dean Huijsen. Ofertat janë nga Newcastle United dhe Aston Villa.

Edhe pse Huijsen nuk ka pasur një sezon të qëndrueshëm për shkak të lëndimeve dhe mungesës së minutave, interesimi nga Premier League mbetet i lartë. Megjithatë, drejtuesit madrilenë kanë vendosur të mos e shesin lojtarin, duke vlerësuar se potenciali i tij është shumë më i madh se shuma e ofruar.

Huijsen, vetëm 20 vjeç, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030 dhe konsiderohet pjesë e projektit afatmesëm dhe afatgjatë të klubit.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop