February 3, 2026
1 min read

Kryhet operacioni i rrallë në QKUK, flasin mjekët

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë me sukses ndërhyrja kirurgjikale për Sindromën Eagle (një patologji e rrallë dhe komplekse).

Sindroma Eagle shkaktohet nga zgjatja jonormale e procesit stiloid në bazën e kafkës dhe manifestohet me dhimbje të forta në qafë dhe fyt, vështirësi në gëlltitje, si dhe në raste të caktuara, me çrregullime të qarkullimit të gjakut për shkak të afërsisë me arteriet karotide.

Udhëheqësi i këtij operacioni, doktor Hajriz Rudari në emisionin “Ora Shtatë” tha se më parë, ky lloj operacioni nuk është intervenuar për shkak se pacientët edhe kanë mundur të mos e dinë ku të drejtohen.

“Kanë mundur të mendojnë se nuk ka kushte, nuk e bëjmë, por pacienti ynë ka bredhur edhe në klinika private, por te ne operacioni u krye me sukses, dhe për fat të mirë ai është shumë mirë”, tha Rudari.

Nga ana tjetër, në Klan Kosova, mjeku Lulzim Vokrri shtjelloi në përpikmëri se si krijohet kjo sindromë, dhe si e njëjta trajtohet.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop