February 3, 2026
1 min read

BE-ja ia tërheq vërejtjen Kosovës, shkaktare Lista Serbe

Bashkimi Evropian shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së dhe u bën thirrje të gjitha partive që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në reagimin e Zyrës së shtypit të BE-së.

Më tej theksohet se është e rëndësishme që të gjithë deputetët e zgjedhur të jenë në gjendje të sigurojnë ulëset e tyre në Kuvendin e ri të Kosovës.

Bashkimi Evropian rikujton gjithashtu se legjislatura e ardhshme e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat e orientuara drejt BE-së dhe të ratifikojë marrëveshjet e pezulluara që lidhen me planin e rritjes, në dobi të popullsisë së Kosovës.

Kosova pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro nga plani i rritjes. Megjithatë, për nisjen e pagesave të kësteve të para nga kjo pako financiare, nevojitet miratimi i marrëveshjeve përkatëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk ishte e mundur gjatë vitit të kaluar për shkak të ngërçit politik.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop