Një i mitur 15-vjeçar është kapur me thikë brenda shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë në shkollë është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila do të përdoret si provë në procedurën hetimore.
I mituri është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.