Një gjendje alarmante është raportuar në Vushtrri, ku qentë e ngordhur janë lënë shumë afër shtëpive dhe lokaleve.
Lajmin e ka raportuar një banor i Vushtrrisë, i cili ka thënë se situata paraqet rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë te qytetarët.