Juliana Nura, e njohur si Xhuli, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga jeta e saj e re si nënë e binjakëve, duke treguar se përtej momenteve të ëmbla, përditshmëria me dy foshnja sjell edhe shumë sfida.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo publikoi një fotografi ku dy të vegjlit shihen të shtrirë në krevat. Për të ruajtur privatësinë e tyre, Xhuli ua mbuloi fytyrat me dy emoji në formë zemre, një të kaltër dhe një rozë.
Xhuli tregon çfarë ndodh në orët e para të mëngjesit
Krahas fotografisë, Juliana u ka propozuar ndjekësve të shohin më nga afër rutinën e saj të përditshme me binjakët, duke lënë të kuptohet se ditët dhe netët e saj janë larg të qenit të qeta.
“A doni me pa qysh e kaloj unë me binjakët e mi një 24 orë?”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Më pas, Xhuli zbuloi se fotografia ishte realizuar rreth orës 04:00 të mëngjesit, pasi foshnjat më në fund kishin arritur të flinin pas shqetësimeve nga dhimbjet e barkut.
“Kjo foto është bërë në orën 4 të mëngjesit, ku më në fund flejtën binjakët pas dhimbjeve me bark dhe vetëm në prehërin tim i zinte gjumi”, tregoi ajo.
Edhe qeni i familjes po e ndien ndryshimin
Mes netëve të gjata dhe kujdesit për dy të vegjlit, Xhuli nuk e la pa përmendur as qenin e saj, Kremi, i cili duket se po e përjeton ndryshimin e madh në rutinën e shtëpisë.
Me humor, ajo shkroi se edhe atij po i soset durimi nga lëvizjet dhe angazhimet e vazhdueshme në shtëpi.
Përmes këtyre momenteve, Juliana ka ndarë me ndjekësit një anë më personale të mëmësisë, ku gëzimi për ardhjen në jetë të binjakëve shoqërohet me net pa gjumë, përkushtim të vazhdueshëm dhe sfida të reja çdo ditë.
