February 4, 2026
1 min read

A ekziston rreziku në Kosovë nga virusi Nipah? Infektologu jep përgjigjen

Mjeku Naser Ramadani ka reaguar lidhur me shqetësimet për virusin Nipah, duke theksuar se qytetarët duhet të qëndrojnë të informuar dhe jo të frikësuar.

Ai sqaron se, ndonëse virusi ka shkallë të lartë vdekshmërie, shpërthimet janë të rralla dhe të kufizuara në disa zona të Azisë. Sipas tij, rreziku për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin mbetet shumë i ulët.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka treguar edhe simptomat e këtij virusi, e të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

Simptomat:

Ethe, dhimbje koke, konfuzion, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, marramendje, të vjella, diarre.

Sëmundja mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë ënjtje të trurit (encefalit) dhe vdekje.

Rreth 20% e të mbijetuarve mund të kenë probleme neurologjike afatgjata.

Diagnostikimi:

Testet kryesore: RT-PCR dhe testet e antitrupave (ELISA).

Trajtimi:

Nuk ka terapi ose vaksinë të miratuar.

Trajtimi është mbështetës: oksigjenim, hidratim, kujdes për funksionimin normal të organizmit

Parandalimi:

Mos konsumoni fruta ose lëngje që mund të jenë prekur nga lakuriqët.

Përdorni doreza dhe mbrojtje kur trajtoni kafshët e sëmura.

Evitoni kontakt të afërt me njerëzit e sëmurë dhe mbani higjienën e duarve.

Në spitale: pacientët duhet të izolohen, stafi të përdorë maska, doreza, mantila dhe syze mbrojtëse.

Latest from Blog

Go toTop