February 6, 2026
1 min read

Bayern troket në dyert e Interit

Bayern Munich po troket në dyert e Interit dhe po e shqyrton Yann Bisseck për sezonin e ardhshëm.

“Sport1” raporton interesin e kampionëve gjermanë për mbrojtësin qendror të Nerazzurrëve, duke theksuar dëshirën e ekipit të Vincent Kompany për të forcuar mbrojtjen e tyre me një nënshkrim më premtues, pasi siguroi zgjatjen e kontratës së Dayot Upamecano në ditët e fundit.

Bisseck shihet si pjesë thelbësore e Interit për vitet e ardhshme, por një ofertë serioze dhe e lartë, mund t’i bindë zyrtarët e klubit italian qe ta shesin mbrojtësin cilësor.

Latest from Blog

Go toTop