Liria ka njoftuar për largimin e kryetrajnerit të tyre, Liridon Lecit.
Ata u shprehën falënderues ndaj tij dhe thanë se për vendimin e radhës do të njofotjnë në ditët në vazhdim.
“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Liridon Leci, është larguar nga drejtimi i skuadrës”, thuhet në njoftimin e Lirisë në Facebook.
“FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale”.
“Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”.