February 9, 2026
1 min read

Man Utd gati 40 milionë euro për talentin gjerman

Manchester United po përgatit lëvizjet e para për afatin kalimtar veror dhe ka vënë në shënjestër mesfushorin gjerman Rocco Reitz.

Sipas mediave angleze, klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për yllin e Borussia Mönchengladbach. 23-vjeçari po kalon një sezon shumë të mirë në Bundesliga dhe është shndërruar në një nga mesfushorët më të vlerësuar në Gjermani, falë intensitetit, inteligjencës taktike dhe aftësisë për të mbuluar shumë hapësirë në fushë.

Edhe Borussia Dortmund dhe RB Leipzig po e ndjekin situatën e Reitz, por Manchester United shihet si klubi më i vendosur për ta konkretizuar transferimin.

Nëse oferta zyrtare dorëzohet, Gladbach mund ta ketë të vështirë ta refuzojë.

Latest from Blog

Go toTop