Sandro Tonali pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar veror.
Mesfushori italian ka tërhequr interesimin nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa Newcastle United ka vendosur tashmë çmimin e lojtarit.
Sipas raportimeve në mediat angleze, Newcastle është i gatshëm të hapë negociata vetëm për oferta që arrijnë vlerën 90 deri në 115 milionë euro.
Interesim për mesfushorin italian kishte edhe gjatë afatit dimëror, me Arsenalin që tentoi afrimin e tij, por pa sukses. Përveç londinezëve, situatën e Tonalit po e ndjekin nga afër edhe Manchester United, Liverpool dhe Real Madridi.