Një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije në Zubin Potok.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në pasditën e së djeshmes, ndërsa vepra penale është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.