Mesfushori Hamdi Namani do të përfundojë sezonin te Gjilani, pas një marrëveshjeje huazimi me Prishtinën.
Namani ka qenë një nga lojtarët më aktivë të Prishtinës gjatë gjysmës së parë të sezonit, duke regjistruar 21 paraqitje në të gjitha garat.
Ai kontribuoi direkt në rezultatet e skuadrës me 3 gola dhe 1 asistim, duke treguar formë të mirë në mesfushë.
Te Gjilani, Hamdi do të kërkojë të vazhdojë këtë performancë dhe të ndihmojë skuadrën e re në përpjekjet për pozita të larta në renditje dhe në ecuri ne raundet finale në Kupën e Kosovës.