Në Gjilan është raportuar një rast sulmi mbrëmë nga qentë endacakë ndaj një kalimtari.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ai tha se ky fenomen është i përditshëm në qytet dhe qytetarët vazhdimisht përballen me raste të tilla.