Trepça ka fituar ndaj Rahovecit me rezultat 88-77 duke renditur fitoren e 12 me rend në Superligën e Kosovës në basketboll.
Drilon Hajrizi i tyre pati më së shumti pikë në takim, 24, e te rahovecasit Kentrell Pullian realizoi 19 sosh.
Kësisoj, ata tani kanë 37 pikë, tri më shumë se vendi i dytë Bashkimi që sot fitoi ndaj Pejës.