September 12, 2025
1 min read

“Është e qartë: problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër – Albin Kurti”

Edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të ShBA-së për pezullimin pa afat të dialogut strategjik për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër, e që sipas tij ai është Albin Kurti.

“Deri sot, veprimi që e ka goditur më së shumti Republikën e Kosovës kanë qenë sanksionet e BE-së, të cilat na kanë pamundësuar shfrytëzimin e 600 milionë eurove. Por vendimi i Qeverisë Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën e tejkalon përmasën e atij dëmi. Sot, Albin Kurti i shkaktoi Kosovës plagën më të madhe që dikush ka mundur ta paramendojë”.

“Është e qartë: problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër – Albin Kurti. Si PDK, e kemi të qartë përgjegjësinë tonë. Do të angazhohemi që vendit t’i japim një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë”, ka shkruar deputeti.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop