Rahoveci është gati për natën më të madhe të basketbollit kosovar.
Në palestrën “Mizahir Isma” sonte përplasen dy rivalët kryesorë të sezonit, KB Trepça dhe KB Bashkimi, në finalen e Kupës së Kosovës.
Dy skuadrat jo vetëm që po dominojnë këtë edicion të Superligës, por edhe kërkojnë të vendosin vulën e parë të sezonit me një trofe të rëndësishëm.
Përballja vjen pas dueleve të forta gjatë kampionatit, duke e bërë këtë finale edhe më të zjarrtë.
Takimi nis në ora 19:30.