February 19, 2026
1 min read

Lindjet cezariane në rritje, Kelmendi: Lindja normale është një mrekulli në vete 

Numri i lindjeve cezariane në vend po rritet, ndërsa disa prindër po e zgjedhin këtë metodë edhe për të përcaktuar datën e lindjes së fëmijës së tyre.

Lidhur me këtë temë, moderatorja e Radio Klan Kosova FM, Arbreshë Kelmendi, e cila ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, deklaroi  se preferon lindjen natyrale për shkak të përfitimeve dhe përvojës unike që ajo sjell.

“Është zgjedhje personale sesi një nënë do të bëhet nënë, por unë mendoj se lindja normale është një mrekulli në vetvete. Kur një nënë përjeton dhimbjet që sjell në jetë fëmija i saj, kjo është një përvojë e paharrueshme. Për më tepër, lindja normale ofron përfitime më të mëdha shëndetësore dhe komplikacionet janë zakonisht më të pakta krahasuar me lindjet cezariane”, tha ajo. 

Latest from Blog

Go toTop