February 20, 2026
1 min read

Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rrugë për njohje të reja 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të enjten në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se pjesëmarrja e vendit në Bordin e Paqes ka hapur rrugë të rëndësishme për njohje të reja të Kosovës.

Duke përmendur edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë, Osmani tha se përfaqësimi në këtë nivel po bëhet falë besimit amerikan.

“Jemi të bekuar, si Kosova ashtu edhe Shqipëria jemi së bashku në Bordin e Paqes si dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton të dy shtetet tona po ngriten në nivel më të lartë të përfaqësimit ndërkombëtar, dhe kjo po bëhet falë besimit amerikan. Por në përgjithësi është edhe një mundësi e mirë që edhe me shumë shtete të tjera aleate të diskutojmë të ecim përpara, dhe të gjitha këto po ngjajnë në kuadër të Bordit të Paqes”, tha e para e vendit.

Ajo tha se me këtë pjesëmarrje, shteti është ngritur lartë në arenën ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, si herën e parë kur isha në Davos, si në Washington, na ka hapur rrugë të rëndësishme me shtete të ndryshme, anëtare të përfshira shtete jo-njohëse. Kjo vërtetë e ka ngritur Republikës e Kosovës në një nivel të ri sa i përket përfaqësimit në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop