February 20, 2026
1 min read

“Pa 5, 6 dhe 7 Marsin, pa flijimin e familjes Jashari, pa luftën e UÇK-së për liri, nuk bëhej 17 Shkurti!”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, në pikën e parë të rendit të ditës, për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foli për marsin – muajin e lavdisë historike.

Kurti tha se pa 5, 6 dhe 7 Marsin, pa flijimin e familjes Jashari, pa luftën e UÇK-së për liri, nuk bëhej 17 Shkurti.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi.

E pa 5, 6 dhe 7 Marsin, nuk bëhej 17 Shkurti, pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri.” /

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop