Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, po ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj e re si nënë e binjakëve.
Përmes postimeve në Instagram Story, ajo ka treguar disa nga sfidat e përditshmërisë, teksa po përpiqet të kujdeset për dy foshnjat e saj.
Pesë ditë pa gjumë, Xhuli tregon si po ia del
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Xhuli shfaqet në veturë dhe tregon se ka kaluar pesë ditë pa bërë gjumë të mjaftueshëm.
Ajo ka bërë të ditur se djalin e ka marrë me vete, ndërsa vajzën ia ka lënë nënës së saj për t’u kujdesur për të.
Përmes këtij rrëfimi, Xhuli ka ndarë një pjesë të realitetit të mëmësisë si nënë e vetme, ku kujdesi për dy të vegjlit shoqërohet me lodhje dhe net të vështira.