February 20, 2026
1 min read

VV mbështet buxhetin 2026 dhe amendamentet për Prishtinën e Shtimen

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Arbërie Nagavci, deklaroi në seancën plenare ku po shqyrtohet Projektligji për Buxhetin 2026 se subjekti që ajo përfaqëson e mbështet këtë projektligj në lexim të dytë, sipas propozimit të Qeverisë.

Ajo tha se grupi parlamentar mbështet edhe amendamentet e dakorduara me Ministria e Financave, të cilat, sipas saj, adresojnë çështje që lidhen me buxhetin e Prishtinës dhe Shtimes. 

“Grupi parlamentar i LVV mbështet projektligjin për buxhetin 2026 për lexim të dytë sipas propozimit të Qeverisë. Mbështesim edhe amendamentet në dakordim me Ministrinë e Financave, të cilat adresojnë buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe Shtimes”,  tha Nagavci.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop