Granit Xhaka është kthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm në fundjavë për Sunderlandin.
Ai kishte munguar një muaj për skuadrën angleze, dhe ky është lajm i mirë pasi atyre u kthehet boshti i mesfushës.
Ylli i Zvicrës ka dalë të jetë ndër emrat kryesorë për klubin e kthyer në Premier Ligë që po gëzon një sezon jashtë pritshmërive.