February 20, 2026
1 min read

Ky mund të jetë viti i fundit i karrierës së Neymarit

Fundjavën e kaluar, Neymari bëri debutimin e tij për Santosin në vitin 2026, pasi u rikuperua nga operacioni i meniskut, i cili u krye në fund të sezonit të kaluar.

I lumtur që u rikthye në fushë, ylli që mban fanellën me numrin 10 të Santosit foli edhe për të ardhmen.

Në një intervistë zyrtare për CazeTV, Neymar zbuloi se po  jeton “ditë pas dite” dhe se ekziston madje mundësia që të tërhiqet nga futbolli në dhjetor 2026.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë nga tani e tutje, vitin tjetër. Mund të ndodhë që të vijë dhjetori dhe të dua të tërhiqem. Po e jetoj ditë pas dite. Ky vit është shumë i rëndësishëm për Santosin, për Kombëtaren e Brazilit, pasi është viti i Kupës së Botës edhe për mua gjithashtu, ndaj është një sfidë shumë e madhe.”

Neymar ka pak ndeshje në dispozicion për të bindur trajnerin Carlo Ancelotti se mund ta ndihmojë Kombëtaren e Brazilit në përpjekjen për titullin e shumëpritur të gjashtë në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Nga ana tjetër, trajneri italian e ka bërë të qartë se do ta ftojë Neymarin në kombëtare vetëm kur ai të jetë 100% i gatshëm fizikisht.

Latest from Blog

Go toTop