Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë duhet të përfundojë me lirimin e tyre.
“Fundi duhet të jetë me lirim, anipse kjo nuk e lehtëson dhimbjen prej qasjes së deritashme të procesit në Hagë!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Procesi atje është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shtoi ai.
Ai e quajti ndriçuese dëshminë që po e jep sot në Hagë ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shteit, James Rubin.
“Sot dëshmia e James Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese. #LiriaKaEmer”.