February 23, 2026
1 min read

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë tentuar të vjedhin gjësende, por kanë dështuar.

Ndërkaq, pronari i shtëpisë është sulmuar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Është raportuar se persona të dyshuar të panjohur  të maskuar dhe armatosur përmes dritares kanë depërtuar në shtëpinë  e viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop