February 23, 2026
1 min read

Cakolli: Takimet për presidentin po mbahen vonë, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje

Eugen Cakolli ka deklaruar në emisionin “Kosova Live” në T7 se procesi i konsultimeve për zgjedhjen e presidentit ka nisur me vonesë, duke theksuar se tashmë vendi ndodhet në fazën e fundit kohore.

Sipas tij, takimet mes partive politike është dashur të fillonin më herët, në mënyrë që të sigurohej një proces më i qetë dhe me më shumë mundësi për konsensus.

“Jemi në 10-ditëshin e fundit, kjo nguti mund të sjellë probleme. Pra aq sa mund të sjellë dobi aq mund të na sjellë edhe probleme” – u shpreh Cakolli.

Sipas tij, deri më 5 mars duhet të ketë jo vetëm një emër të dakorduar për presidentin, por edhe votimi i tij në Kuvend, në mënyrë që procesi të përmbyllet me sukses.

Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, vendi mund të përballet me pasoja politike, duke mos e përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.

Latest from Blog

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit. Përmes një njoftimi në Facebook, ky shërbim ka treguar se ekipet
Go toTop